Olta Gixhari vjen sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Pushime On Top”, pas përfundimit të xhirimeve të filmit!

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari vjen sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Pushime On Top”, pas përfundimit të xhirimeve të filmit!

Të gjithë vëmendjen në botën kinematografike në Shqipëri e ka rrëmbyer filmi “Në kuadër të dashurisë” dhe për këtë jemi mjaft të bindur. Edhe pse publikimi zyrtar i tij do të bëhet në tetor, publiku ka shfaqur që tani një afeksion të madh kundrejt këtij projekti madhështor.

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek shikuesit. Tashmë kemi mësuar se dy aktorët kryesorë do të jenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët kanë qenë dy rivalë në edicionin e dytë të formatit “Big Brother Vip Albania”. Këtë herë, ata vijnë si një çift i martuar, në prag të divorcit.

Së bashku me dy protagonistët kryesorë të lartpërmendur, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.

Nëse jeni kuriozë për të zbuluar pak më shumë se çfarë ‘po gatuhet’, si ka qenë sheshxhirimi, por edhe shumë detaje të tjera, sot në orën 18:15 do të keni mundësinë që ta zbuloni. Në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel, prezantuesi e njëkohësisht aktori i këtij filmi Eni Shehu, do të mirëpresë në një intervistë ekskluzive aktoren kryesore Olta Gixhari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE