Elvana kopjon Beyonce apo Beyonce Elvanën?!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvana kopjon Beyonce apo Beyonce Elvanën?!

Ditën e sotme në rrjet po komentohet një fustan i njëjtë i veshur edhe nga Beyonce edhe nga Elvana Gjata.

Elvana e ka zgjedhur për një performancë të sajën disa kohë më parë, kështu që teknikisht, Elvana e veshi e para dhe pastaj Beyonce, por si ndodhi e gjitha kjo?

Falë Valdrin Sahitit, i cili së fundmi është zgjedhur për herë të tretë si stilist i veshjes së diva-s së muzikës, këtë herë për një koncert të sajin, ndërsa fotot e këngëtares janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë në Shqipëri, që e kanë lidhur fustanin e saj menjëherë me Elvanën.

Nuk e dimë nëse Valdrini mund ta ketë dërguar më parë si projekt tek Beyonce dhe thjesht tani e ka zgjedhur ekipi i saj, ose e ka pëlqyer aq shumë tek Elvana sa ka thënë “pse jo edhe te Beyonce”, gjithsesi nuk besojmë se kësaj të fundit do t’i bjerë në vesh që ka veshur fustanin e një këngëtareje nga Shqipëria.

Nëse e merr vesh gjithsesi, epo shpresojmë që të ketë një herë të katërt për Valdrinin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49284 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE