Baba për herë të parë, Klajdi Haruni konfirmon lajmin në mënyrën më të bukur

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Baba për herë të parë, Klajdi Haruni konfirmon lajmin në mënyrën më të bukur

Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullonte lajmi se Klajdi Haruni dhe partnerja e tij ishin në pritje të ëmbël, teksa janë raportuar edhe aludime mbi gjininë e fëmijës.

Këngëtari nuk e kishte konfirmuar apo mohuar lajmin deri më sot, teksa ka zgjedhur që ta bëjë me dije në mënyrën më të bukur, duke zbuluar kështu se do të bëhet vërtetë baba për herë të parë.

Me anë të një video-je në Instagram, ku Klajdi shfaqet me partneren e tij, Orgesên, të cilën e prezanton për herë të parë me publikun, teksa puth barkun e saj të rrumbullakosur dhe i dhurojnë mjaft dashuri njëri-tjetrit.

Bashkangjitur me video-n, si me të shkruar, ashtu edhe me zë, si pjesë e teksti të një kënge, Klajdi thotë:

“Të adhuroj pafund, por sot më shumë se kurrë, formën e barkut tënd!”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49516 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE