Është e gatshme Olta të luajë në një film tjetër me Luizin?

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është e gatshme Olta të luajë në një film tjetër me Luizin?

U bë e ditur se mes Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit, ka pasur disa zënka dhe tensione gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Por, a do pranonte aktorja të luante krah Luizit për serinë e dytë të filmit?

Teksa ishte e ftuar në “Pushime on Top” ajo u pyet se cilat do jenë planet e saj sezonin e ri televizion. Olta zbuloi shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.

“Në tetor del filmi, mezi po pres dhe pse jo për një 2-sh, për një “Kuadër të dashurisë 2” me shpresën që njëshi të shkojë mirë…

Kam disa projekte që jam duke e diskutuar, nuk dua një projekt që të bllokohem, dua të jem e lirë, të udhëtoj, të shijoj cunin, nuk është se televizioni në full time të jetë ambicia ime…”

E me këtë përgjigje ajo lë të kuptojë se pa asnjë problem do luante sërish krah Luizit.

Olta ishte gjithashtu pjesë e edicionit të dytë të “BBV” ku arriti të fitonte zemrat e ndjekësve me karakterin e saj mjaft të veçantë në lojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49582 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE