Deri në 100 mijë euro në muaj, Bled Mane zbulon të ardhurat e ish-banorëve

vovalbania July 25, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Deri në 100 mijë euro në muaj, Bled Mane zbulon të ardhurat e ish-banorëve

Nëse keni pasur shumë vapë sot, Bledi Mane ka menduar që t’ju bëjë akoma më shumë vapë duke folur për një temë mjaft delikate e që ne na pëlqen shumë, për paratë dhe më saktësisht akoma, për paratë që fitojnë tani ish-banorët e “BBVIP”, të cilët prej muajsh tashmë vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme dhe janë ndër personazhet me vëmendjen më të madhe vërdallë.

I ftuar në “Wake Up”, gazetari, i cili po ashtu ka qenë edhe vetë pjesë e reality show-t, ndër të tjera zbuloi edhe pagesat që marrin tani disa prej banorëve më të spikatur të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shifra këto që ai i ka mësuar gjatë bisedave me ta, por edhe informacineve që ka nga puna e tij.

Kështu, sipas Bledit listën e kryeson Luizi, me deri në 100 mijë euro në muaj fitime falë projekteve që po realizon, megjithatë nuk është treguar kaq dashamirës me Kiarën gazetari, i cili tha se biznesi i saj i ri, linja e rrobave të banjës, nuk po ecën edhe aq mirë. Nga ana tjetër, ai ka zbuluar edhe shifrat që fitojnë personazhe si Efi, Jori apo edhe Maestro.

“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat. Sa i takon Kiarës, nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? (referuar biznesit të saj) Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë.

Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Efi ka zënë atë qoshen aty në këtë vapë të madhe, aty te hija. Nuk po e angazhon veten qoftë nëpër debate, qoftë nëpër programe. Si duket ka nevojë për të reflektuar. Refuzon ftesat. Por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë euro.

Sa i takon Jorit, është një njeri që bën lekë pa folur. Merr Beniadën dhe ecën, e ndërkohë është tag-u i një hoteli. Domethënë Jori është personazh i dashur.J ori bën lekë në heshtje. Jori vjen nga Italia dhe ndoshta ka përvojë në modeling dhe çështje komerciale. Ka raste që muaji mund t’i ketë vajtur 20 mijë euro.

Ronaldo është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra.

Maestro po ashtu është goxha aktiv. Ka goxha ftesa. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme. Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro. Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra. Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera. Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike, është aktor. Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro.”

Megjithatë këto shifra nuk janë as zyrtare, as të konfirmuara nga agjensi marketingu të specializuara, por thjesht nga Mane, kështu që shihini me dyshim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51144 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE