Kurs fiks këmbimi ose subvencionim, shoqatat e biznesit dhe eksportuesve paralajmërojnë protesta

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eksportet shqiptare u rritën 28 për qind, shesim tekstile, minerale, naftë, tulla dhe çimento

Falimente dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit, paralajmërojnë shoqatat e bizneseve dhe eksportuesve për këtë sektor si pasojë e zhvlerësimit të euros. Teksa euro ka prekur nivele historike, bizneset eksportuese në një deklaratë të përbashkët bëjnë përgjegjëse Bankën e Shqipërisë për rolin e saj në tregun e këmbimit valuator.

“Është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi i kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë. Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase ne Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë, çfarë projeksioni dhe perspektivë ka kjo çështje. Zgjidhja është që bizneset të rikthehen në biznesplanin e tyre që do të thotë të ardhurat të kompensohen së paku në nivelin e 15%”, tha Alban Zusi, Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë.

Pas zgjedhjeve qeveria e la këtë sektor pas dore sipas shoqatave të eksporteve. Vendosja e një kursi këmbimi valutor fiks si në Maqedoninë e Veriut, është zgjidhja e duhur sipas tyre teksa paralajmërojnë se do të ndjekin rrugët demokratike në rast se nuk ndihmohen.

“Nëse e marrim sektoriale unë jam përfaqësues i fasonëve, aktualisht humbja mujore është mbi 9 milionë euro vetëm nga kursi i këmbimit”, tha Edvin Prençe, Proeksport Albania

“Ne kishim shumë negociata para zgjedhjeve me Ministren e Financave, guvernatorin e BSH dhe me një serë dikastere të tjera, por pas zgjedhjeve nuk ka një reagim të duhur. I bëjmë thirrje qeverisë se nëse nuk do të përcaktojë një kurs fiks, në bazë të rregullave do të kërkojmë lejë dhe së shpejti do zbresim para kryeministrisë në protestë vetëm për të kërkuar, që duhet të ulur në bazë të Kushtetutës edhe guvernatori edhe qeveria dhe mos na lenë në dorën e rënies së lirë”, tha Filip Gjoka, Shoqata e Bimëve Mjekësore.

Kompanitë shqiptare shitën 8 miliardë lekë më pak mallra në tregjet e huaja 1 muaj më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me qershorin e një viti më parë, vlera e eksporteve të mallrave shqiptare është rrudhur me 17.3 për qind, si pasojë edhe zhvlerësimit të euros.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49696 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE