Vendi që po mendon ta shpallë ekstremiste lëvizjen LGBT!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendi që po mendon ta shpallë ekstremiste lëvizjen LGBT!

Ministria e Drejtësisë në Rusi ka dorëzuar ditët e fundit një mocion në Gjykatën e Lartë të vendit, përmes të cilit kërkon shpalljen e lëvizjes ndërkombëtare LGTB si ektremiste dhe për rrjedhojë ndalimin e aktiviteteve të saj. Sipas burimeve, në mocion thuhet se lëvizja LGTB, herë pas here ka treguar shenja të aktivitetit ekstremist, përfshirë këtu nxitjen e mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare.

Nëse Gjykata do të mbështesë këtë mocion atëherë, komuniteti LGBT në Rusi do të jetë lehtësisht i cenueshëm ndaj proceseve gjyqësore. Shpallja e një individi apo grupi si ekstremist, është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave për të drejta të njeriut dhe grupeve opozitare sikurse ajo e Aleksei Navalnyt, aktualisht në burg.

Gjykata Supreme duhet të japë vendim për mocionin deri më 30 nëntor. Rusia nën drejtimin e presidentit Putin e ka shtypur aktivizmin e komunitetin LGBT, të cilin ai e sheh si pjesë të sulmeve të Perëndimit ndaj vlerave tradicionale ruse. Rikujtojmë, se kushdo që vendos ose shet orë në ngjyrat e ylberit, përfshirë ato të bëra nga marka zvicerane Swatch, mund të përballet me tre vjet burg në Malajzi. Vendimi është marrë së fundmi nga Ministria e Brendshme e vendit me shumicë myslimane, e cila ka zhvilluar një betejë kundër simboleve LGBTQ, të akuzuar për “dëmtim të moralit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE