Kësaj vajze nuk iu ndanë pengesat, po këtë herë çfarë i ka ndodhur Efit në pushime?!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kësaj vajze nuk iu ndanë pengesat, po këtë herë çfarë i ka ndodhur Efit në pushime?!

Efi Dhedhes është një nga vajzat më të dashura në showbiz-in shqiptar. Ajo ka marrë pjesë në fillim në Për’puthen, ku ajo u bë e njohur për publikun shqiptar dhe tregoi se është një vajzë shumë e fortë. Dhe pse në atë format ajo nuk u përputh me asnjë djalë, edhe doli single, ajo fitoi një mike të cilën e ka si motër, pikërisht Mikelën.

Ajo ndan me fansat e saj çdo moment nga jeta private, dhe kështu bëri dhe këtë herë që ishte me pushime në Monaco. Por çfarë i ndodhi asaj?! Ajo shprehet në InstaStory se është sëmurë, gjë që e bëri Efin të merrte një konkluzion, dhe cili është ky?!

Bukuroshja ka vendosur se nuk do të tregojë më për ndjekësit e saj se ku do të shkojë me pushime dhe si po kalon sepse sa herë e bën diçka të tillë, ajo sëmuret. Por nuk mjafton me kaq, teksa një tjetër pengesë i ka dalë përpara Efit, e cila duhet të presë edhe më shumë në aeroport, pasi ka patur shtyrje fluturimi.

Kujtojmë, se Efi ka qënë dhe konkurrente në Big Brother Vip, ku ajo u fut bashkë më mikeshën e saj Mikelën si një konkurrente e vetme. Gjatë rrugëtimit të tyre, ato u ndanë nga njëra-tjetra duke u bërë dy konkurrente. Pavarësisht zënkave dhe debateve që ato patën, jashtë vazhduan miqësinë e tyre. Efi ishte një nga konkurrentet e cila u fut dy herë në shtëpi, pasi u eleminua kundër Luizit e Kiarës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49591 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE