Morena Taraku paralajmëron rikthimin në muzikë!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Morena Taraku paralajmëron rikthimin në muzikë!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

E megjithëse për një periudhë të gjatë ka qenë mjaft aktive me postime në rrjete sociale, bukuroshja nuk ka publikuar asnjë këngë të re prej kohësh. E për të gjithë ndjekësit e saj, duket se pritja ka marrë fund pasi vetëm pak më parë me anë të një Instastory, Morena teksa ka zbuluar se ndodhet në studio muzikore, krahas ka shkruar:

Sërish në jetën time

Disa kohë më parë Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE