Një stuhi e fortë në ujërat e Oqeanit Paqësor dëmtoi rëndë varkën e tij, australiani që mbijetoi 3 muaj në det të hapur së bashku me qenin!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një stuhi e fortë në ujërat e Oqeanit Paqësor dëmtoi rëndë varkën e tij, australiani që mbijetoi 3 muaj në det të hapur së bashku me qenin!

Rreth tre muaj më parë, australiani Tim Shaddock filloi një aventurë me qenin e tij, Bella duke hipur në varkën e tij, në La Paz, në shtetin meksikan të Baja California Sur, me objektiv për të arritur Polinezinë Franceze. Brenda pak javësh udhëtimi pësoi një pengesë të papritur. Një stuhi e fortë në ujërat e Oqeanit Paqësor dëmtoi rëndë varkën. I mbijetuari mbeti pa komunikim, pa furnizime apo strehë. Gjatë këtyre tre muajve ai arriti të qëndronte gjallë, së bashku me kafshën e tij, duke ngrënë peshk të gjallë dhe duke pirë ujë shiu.

Së fundmi, australiani u shpëtua nga një anije meksikane, e cila e gjeti atë duke lundruar në ujërat ndërkombëtare. Shaddock u shpreh se:

Ka qenë një sprovë. Kam kohë që jam vetëm në det të hapur.

Anija ishte në një udhëtim të zakonshëm peshkimi më shumë se 2000 kilometra nga bregu, kur disa anëtarë të ekuipazhit panë të humburin dhe ia raportuan kapitenit, Óscar Meza. Pas gati 90 ditësh në një varkë të dëmtuar dhe pa mundësinë për të arritur në tokë, ai më në fund është i sigurt pas një përvoje nga e cila mendoi se nuk do të dilte i gjallë. Shaddock nënvizoi se:

Ndjehem mirë. Ndihem shumë më mirë se sa isha. Unë duhet të jem vetëm mirënjohës. Unë jam gjallë dhe me të vërtetë mendova se nuk do të isha. Kam kaluar një provë të vështirë në det të hapur. Më duhet vetëm pak pushim dhe ushqim i mirë, sepse kam kohë që jam vetëm në det.

Por, situata e përjetuar nuk e pengon atë të mendojë për aventurën e radhës dhe tashmë po mendon të hipë sërish në katamaranin e tij, me të cilin ka udhëtuar vende të ndryshme të botës. Australiani arriti të shmangë djegien nga dielli falë një tende që ka në varkën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE