Do të bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebit

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja shqiptare zbulon gjininë e bebit

Këngëtarja Barbana Dini është në pritje të ëmbël.

Artistja e cila prej 2 vitesh jeton në Amerikë, ka zbuluar detaje për “Revista Who” mbi jetën e saj të re, partnerin dhe për bebushin që pritet të vijë në jetë shumë shpejt.

Ajo ka zbuluar se pritet të bëhet mami i një vajze. Barbana tha se ka qënë ëndrra e saj që fëmijën e parë ta kishte vajzë, e kështu ndodhi.

“Patjetër që gjithçka po bëhet gati, pasi dhe koha po kalon, pak ka mbetur. Është vajzëëë! Dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Kam ëndërruar gjithmonë, sidomos për fëmijën e parë që ta kisha vajzë dhe kështu ndodhi. Faleminderit zotit për këtë bekim”

Po ashtu, Barbana ka zbuluar se lajmin e bukur të shtatzanisë e ka mësuar në datën 1 janar.

“Ishte fillimi i vitit, data 1 janar, kur do të merrnim lajmin se do të bëheshim prindër, ishte diçka sigurisht e menduar dhe në planet tona, diçka që na lumturoi pafund”

E pyetur nëse së shpejti do kemi dasmë, ajo tha se i shoqi e ka me shumë dëshirë, duke nënkuptuar se një ceremoni do vijë së shpejti.

“Bashkëshorti im ka shumë dëshirë që ne të bëjmë dasmë. Unë sigurisht dua që një ditë t’ia plotësoj këtë dëshirë, ndoshta me një ceremoni të vogël. Mbetet një nga planet e së ardhmes”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE