Ronaldo apo Messi? – Kim Kardashian vihet në siklet kur u pyet se cili nga të dy është i preferuari i saj

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo apo Messi? – Kim Kardashian vihet në siklet kur u pyet se cili nga të dy është i preferuari i saj

Kim Kardashian e dërgoi djalin e saj të apasionuar pas futbollit, Saint në Japoni për të parë një nga heronjtë e tij – Cristiano Ronaldon, vetëm disa ditë pasi ata panë debutimin e Lionel Messit për Inter Miami.

Themeluesja e “SKIMS” u pa e veshur në të bardha për ngjarjen sportive, duke zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera.

Ndërsa ishte duke ndjekur lojën, ajo u përfshi me yje të tjerë si Victoria dhe David Beckham, si dhe Serena Williams. Kur ishte në ndeshjen e Al-Nassr PSG, ajo u takua gjithashtu me yllin e YouTube, “Speed”.

Kim  vu në siklet kur u pyet nëse preferonte Ronaldon apo Messin, por ajo u tregua e matur dhe u përgjigj duke thënë: “Më pëlqejnë të dy”.

Në javët e fundit, Kardashian u pa gjithashtu duke u shoqëruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe ishte në stadiumin Emirates për ndeshjen e Arsenalit. Ajo dhe Saint ndoqën gjithashtu një lojë të PSG-së në mars.

Kim pozoi gjithashtu për një foto me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, në festën e katër korrikut të miliarderit Michael Rubin në Hamptons.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE