Autoboti përmbyset dhe derdh naftën në rrugë, digjet një makinë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Autoboti përmbyset dhe derdh naftën në rrugë, digjet një makinë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë!

Një autobot i ngarkuar me naftë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur këtë pasdite në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë.

Pas këtij aksidenti, është përfshirë nga flakët një makinë që po kalonte në rrugë. Shkak dyshohet se është bërë nafta e derdhur në rrugë, që ka shkaktuar nxehjen e gomave.

Shoferi i autobotit është një shtetas moldav, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Aktualisht, lënda djegëse në rrugë po pengon lëvizjen e mjeteve. Për pasojë, është bllokuar rruga në drejtim të Prrenjasit, duke krijuar trafik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE