Risia më e fundit nga Facebook!
Facebook po nxjerr mesazhe të reja të koduara, për të mbajtur të sigurta bisedat në Messenger. Kriptimi i ri nënkupton që mesazhet mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi dhe se askush, përfshirë Facebook, nuk mund t’i përgjojë ato. Kjo vecori e re aktualisht është në testim prandaj për momentin, përdoruesit janë në gjendje vetëm të kodojnë bisedat individuale të Messenger dhe duhet të zgjedhin për ta bërë këtë.
Në testin e ri, megjithatë, mesazhet do të kodohen si parazgjedhje, me përdoruesit që nuk do jenë të vetëdijshëm se funksioni është i aktivizuar. Disa ligjvënës dhe zyrtarë kanë argumentuar se kriptimi duhet të kufizohet, në mënyrë që ata të mund të lexojnë më lehtë mesazhet e kriminelëve të dyshuar.
Grupet e të drejtave digjitale dhe ekspertët e sigurisë kanë argumentuar megjithatë se nuk është e mundur të dobësohet enkriptimi vetëm për përdorues të veçantë dhe se siguria e shtuar kërkohet për të mbajtur mesazhet të sigurta. Ky argument është intensifikuar pas përmbysjes së Roe V Wade në SHBA, mes argumenteve se mos kriptimi i mesazheve mund të detyrojë platforma të tilla si Facebook të dorëzojnë të dhëna për njerëzit që kërkojnë abort.
Ndërkaq, rikujtojmë se prototipi i ri i chatbot-it të kompanisë Meta i ka thënë BBC-së se Mark Zuckerberg i shfrytëzon përdoruesit e tij për para. Meta thotë se chatbot përdor inteligjencën artificiale dhe mund të bisedojë për “pothuajse çdo temë”. I pyetur se çfarë mendonte chatbot për CEO dhe themeluesin e kompanisë, ai u përgjigj “vendi ynë është i ndarë dhe ai nuk e ndihmoi fare këtë”. Meta tha se chatbot ishte një prototip dhe mund të prodhonte përgjigje të vrazhda ose fyese.