Dhurata, Elvana, Era qershia mbi tortë e ‘Alpha Show’… Po Loredana?!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhurata, Elvana, Era qershia mbi tortë e ‘Alpha Show’… Po Loredana?!

Numërimi mbrapsht për “Alpha Show 2” ka nisur. Teksa fansat mezi po presin rikthimin e Noizy-t në sheshin “Nënë Tereza”, kuriozitet ka edhe për këngëtarët e tjerë që do të performojnë atë natë në skenë.

Lista që është publikuar deri tani ka zbuluar se mes artistëve që do ngjiten krah tij në skenë janë: Mc Kresha, Ylli Limani, Ledri Vula, Stine, Lyrical Son, West Side Family, Elgit Doda…

Por, nuk mbaron me kaq. Si qershizat mbi tortë do të jenë edhe disa artiste vajza.

E para që u shpall ishte Dhurata Dora, artistja që ishte edhe verën e shkuar krah Noizyt, e që nuk kishte si të mungonte edhe këtë herë, ndërsa sapo kanë nxjerrë në treg bashkëpunimin e tyre “Kallma”.

Dy emrat surprizë për “Alpha Show 2” ishin Elvana Gjata e sidomos Era Istrefi, që vijnë për herë të parë në këtë koncert.

Me Elvanën pritet që Noizy të performojë dhe duetin hit, që kanë sjellë vetëm pak kohë më parë “My All”, ndërsa jemi kuriozë të shohim se ç’performancë do të sjellë me Era Istrefin.

Mirëpo, na ka bërë përshtypje se në listë mungon një nga bashkëpunëtoret dhe mikeshat më të mira të Noizyt, Loredana. A do të jetë edhe ajo e ftuar këtë verë?

Nëse po, s’do të ketë tri por katër qershiza mbi tortën e “Alpha Show 2”. Nëse jo, do të duhet të gjejmë arsyet e kësaj mungese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE