Gazetari i njohur rikthehet në Top Channel: Po kthehem në shtëpi me të njëjtin program

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetari i njohur rikthehet në Top Channel: Po kthehem në shtëpi me të njëjtin program

Gazetari i njohur, Alban Musta, rikthehet në shtëpi. Ai ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu se pas një shkëputje të gjatë dhe disa lëvizjesh në media, shtatori e gjen më në fund në shtëpi, me të vetmin ndryshim se nuk do të jetë vetëm moderatori por edhe autori i “Në Shtëpinë Tonë”.

Megjithatë, gjithçka tjetër, mbetet një surprizë që do t’ia lëmë fillimit të sezonit.

Teksa moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, tha se kishte një arsye se pse e la për në fund mikun e saj, Alban, dhe që do e uronte publikisht, ai ndërhyri:

“Lëre aman. Jo, se mos mendojnë se po bëj fëmijë tjetër. Se gjëja aty shkon pastaj, ose mos ka ndërruar grua. Jo nuk është kjo. Po kthehem në shtëpi”.

“Bieta, po rikthehem në shtëpi dhe ti e di se sa emocionuese janë rikthimet. Pas kaq vitesh dhe lëvizjesh, rikthehem në shtëpi dhe është e bukur që po rikthehem fiks në të njëjtin program që unë kam patur. Vetëm se këtë herë do të kem jo vetëm prezantimin, por edhe autorësinë e programit”, shtoi më pas Alban Musta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE