Luiz Ejlli i kushton Kiarës ‘dedikimin’ më të ëmbël me këngën e tij më të re që publikohet sot!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli i kushton Kiarës ‘dedikimin’ më të ëmbël me këngën e tij më të re që publikohet sot!

Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime.

Projekti i tij i radhës mesa duket qenka dedikim për njeriun e tij të zemrës, Kiara Titon dhe kënga titullohet ‘Dedikim’ dhe do të jetë e disponueshme në YouTube në orën 19:00. Dedikimi për partneren e tij pritet të lançohet këto ditë, e teksa ne presim, ai ka ndarë një pjesë  të refrenit, ku përmendet emri i moderatores. Vetëm para dy ditësh ai hodhi një postim në Instagram ku paralajmëroi se kënga e re do të dalë shumë shpejt. Luizi shkruan:

Shpirtin ty ta fala @kiaratito

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Rikujtojmë se, pak javë më parë me anë të një Instastory Luizi shfaqet krah reperit të njohur të showbiz-it shqiptar, Ghetto Geasy-t, këngët e të cilit i këndonte vazhdimisht gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV’, ku ka paralajmëruar se ‘po gatuajnë’ diçka për ne.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE