Hapet televotimi, kush janë 4 të nominuarit për këtë mbrëmje në BBV3?!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapet televotimi, kush janë 4 të nominuarit për këtë mbrëmje në BBV3?!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Sara, Lediona, Roza dhe Ilnisa janë 4 personazhet që do të shkojnë në televotimin e kësaj të marte. Një ‘përplasje titanësh’ në plotë kuptimin e fjalës që në javën e dytë të këtij Big Brother VIP. Katër vajzat më protagoniste, ku largimi i secilës prej tyre do të jetë i dukshëm. Vlen të theksohet se, nominimet mes banorëve këtë radhë u bënë në një mënyrë të re, të cilat ishin komplet të hapura. Banorët u ndanë në tre grupe, ata shkuan në dhomën e rrëfimit, oborr dhe dhomën e gjumit dhe rezultatet ishin 4 personazhet e mësipërm.

Ndërkohë, “Big Brother” dërgoi një zarf të kuq në shtëpi, për shkak të thyrejes së disa rregullave gjatë jaavëve. Ata do të jetojnë në një ambient tjetër, e quajtur kazermë. Banorët që shkuan atje ishin: Roza, Meri, Rike, Vesa, Heidi, Romeo, Gabriele dhe Meritoni. Ata do të qëndrojnë brenda saj deri në momentin që do ta vendosë “Vëllai i Madh”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50073 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE