Moti i keq në Indi! Përmbytje masive në shumë zona, evakuohen mijëra persona!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq në Indi! Përmbytje masive në shumë zona, evakuohen mijëra persona!

India është përfshirë nga moti i keq me shira e stuhi që përmbytën qytetet dhe dëmtuan rëndë bujqësinë.

Nuk munguan as rrëshqitjet e dheut për shkak të pranisë së tepërt të ujit dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati. Departamenti Meteorologjik parashikoi se musoni do të vijojë për Indinë perëndimore dhe qendrore gjatë ditëve të ardhshme.

Të paktën 16 persona kanë ndërruar jetë në Maharashtra për shkak të incidenteve të lidhura që u shkaktuan nga stuhitë. Qindra rrugë mbetën të bllokuara, me prani të ujit dhe dherave.

Më shumë 3 mijë persona u evakuuan në vende të sigurta. Gjithashtu 4500 banesa mbetën të dëmtuara për shkak të shirave të dendur.

Ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri për të ndihmuar personat e prekur dhe të bllokuar në zona të ndryshme.

Musoni sjell në Azinë Jugore rreth 80 për qind të reshjeve të saj vjetore, të cilat janë kyçe si për bujqësinë ashtu edhe për jetesën e miliona njerëzve, por gjithashtu sjell me vete fatkeqësi natyrore çdo vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48786 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE