‘Drejtësi për Joniadën’, mbyllet protesta e dytë, organizatorët: Peticion për shkarkimin e Çuçit dhe Kumbaros!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Drejtësi për Joniadën’, mbyllet protesta e dytë, organizatorët: Peticion për shkarkimin e Çuçit dhe Kumbaros!

Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës protestuan sot para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avida.

Në protestën e cila nisi para Ministrisë së Brendshme dhe më pas u zhvendos te Kryeministria, u kërkua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Disa prej tyre kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë në Brendshme, në shenjë të gjakut të derdhur të Joanës së vogël pas goditjes së gomones në Potam.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë, thanë organizatorët!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE