Përplaset për vdekje e moshuara në aksin Fushë Krujë-Tiranë, shoferi largohet

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplaset për vdekje e moshuara në aksin Fushë Krujë-Tiranë, shoferi largohet

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi. Mësohet se, si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një e moshuar.

Kjo e fundit ka tentuar të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe është përplasur nga një automjet.

Viktima Mane Hoxha tregtonte produkte me një karrocë dore. Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia i është vënë pas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49968 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE