Rëndësia e faktorit Rh në shtatzëni!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rëndësia e faktorit Rh në shtatzëni!

Faktori Rh mund të jetë pozitiv apo negativ. Shumica e popullatës e ka faktorin Rh pozitiv. Problemet mund të ndodhin te shtatzënat të cilat janë Rh negative. E dini se cilin grup të gjakut dhe cilin faktor Rh keni? Nëse përgjigjja është negative, mos u shqetësoni. Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë derisa t’u nevojitet, për shembull në rast të operacionit apo të shtatzënisë.

Faktori Rh, do të thotë që faktori rhesus mund të jetë pozitiv dhe negativ, ndërkaq e përcaktojnë albuminat në sipërfaqen e eritrociteve të cilat janë specifike për çdo grup të gjakut. Bashkë me ato albumina ekziston edhe një lloj albuminash të cilat disa njerëz i kanë dhe disa jo. Ata të cilët i kanë, janë Rh pozitivë, ndërsa ata të cilët nuk i kanë janë Rh negativë. Shumica e njerëzve janë Rh pozitivë. Vetëm 15% e popullatës është Rh negativ. Përse është me rëndësi të përcaktohet faktori Rh gjatë shtatzënisë? Është me rëndësi sepse në rast që shtatzëna ka grupin e gjakut Rh negativ, mund të ndodhin komplikime për beben.

Në të vërtetë, nëse gruaja është Rh negative, ndërkaq partneri i saj Rh pozitiv, ekziston mundësia që bebja të trashëgojë grupin Rh të babait, përkatësisht të jetë Rh pozitiv. Në atë rast mund të ndodhë jokompatibiliteti me nënën. Nëse gjaku i fetusit gjatë shtatzënisë apo me rastin e lindjes arrin në qarkullimin e gjakut të nënës, organizmi i tij do të fillojë të prodhojë antitrupa të cilët vetvetiu janë të parrezikshëm, mirëpo nëse gruaja sërish ngelet shtatzënë, ato antitrupa mund të arrijnë deri në anemi te bebja madje edhe deri te vdekja e tij.

Shtatzënat të cilat janë Rh negative, duhet të marrin në javën e tetë të shtatzënisë injeksionin e imunoglobulinës, por edhe një injeksion të tillë do ta marrin në 36 orët e para pas lindjes, në mënyrë që të pengohet që trupi i nënës të zhvillojë antitrupa të cilët do të mund të dëmtojnë beben në shtatzëninë e ardhshme. Nëse nëna zhvillon antitrupa, do t’i nënshtrohet terapisë imunosuspresive deri në përfundimin e shtatzënisë apo transfuzionit të gjakut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE