Shitet me çmimin marramendës, Uiski më i kërkuar në botë!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shitet me çmimin marramendës, Uiski më i kërkuar në botë!

Një shishe uiski skocez u shit për gati 2.2 milionë paund (2.7 milionë dollarë), çmim rekord i ankandeve për pijet alkoolike.

Kjo shishe bën pjesë në 40 shishet “The Macallan 1926” të prodhuara në vitin 1986, të cilat ishin fermentuar rreth 60 vite para.
Dymbëdhjetë nga shishet, përfshirë atë të shitur në ankandin e fundit në Londër, kanë etiketa të pikturuara nga piktori italian Valerio Adami.

“Macallan 1926 është uiski i vetëm që del për shitje në një ankand dhe çdo koleksionist do të donte ta kishte një të tillë në koleksionin e tij”, u shpreh Jonny Fowle, kreu global i pijeve alkoolike.

Ky uiski është i veçantë edhe për faktin se shishja e tij i është nënshtruar për herë të parë njw rimodelimi, ku u zëvëndësua tapa dhe u aplikua ngjitës në qoshet e etiketave të shisheve.

Të paktw janë personat që dinë më shumë mbi këtë uiski të veçantë. Krijuesi kryesor i pijes alkoolike, Kirsteen Campbell, i cili e nuhati atë gjatë rimodelimit të shishes, tha se përmbante aroma të “frutave me ngjyrë të errët, komposto qershie të zezë së bashku me ekstrakte të lisit të ëmbël”.

Një shishe tjetër nga e njëjta fuçi u shit në ankand në vitin 2019 për gati 1.5 milionë paund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE