Gati një vit pas ndarjes, Kim Kardashian thotë se e ka ‘përdorur’ Pete Davidson për këtë arsye

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati një vit pas ndarjes, Kim Kardashian thotë se e ka ‘përdorur’ Pete Davidson për këtë arsye

Një nga marrëdhëniet më të bujshme të Hollywood-it vitin e kaluar ka qenë ajo e Kim Kardashian dhe komedianit Pete Davidson, praktikisht lidhja e parë e Kim pas divorcit me Kanye West.

Teksa lidhja e tyre zgjati më pak së një vit të plotë, në një nga episode e fundit të “The Kardashian”, themeluesja e SKIMS tregoi se e kishte ‘përdorur’ Pete për të kapërcyer marrëdhenien me ish-bashkëshortin e saj.

Ylli televiziv tregoi se kjo strategji nuk e ndihmoi atë ta kalonte lidhjen në mënyrë të shëndetshme.

Madje ndër të tjera, Kim i këshilloi motrat e saj se është më mirë ta marrin lehtë situatën dhe të ecin përpara.

“Më hoqi mendjen nga gjërat dhe kjo nuk është një mënyrë e mirë për të shpëtuar”, tha ajo.

Kujtojmë se Kardashian dhe Davidso nisën një romancë e cila zgjati për nëntë muaj, ku për jerë të parë dolën bashkë në Met Gala në 2021 dhe më pas u shfaqën si çift në tapetin e kuq në prill 2022 në premierën e serialit të tyre ‘The Kardashians’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE