Fiton 17 mijë euro në muaj?! Maestro tregon si qëndron e vërteta dhe paralajmëron këngën e re!

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fiton 17 mijë euro në muaj?! Maestro tregon si qëndron e vërteta dhe paralajmëron këngën e re!

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, Armaldo Kllogjeri ka njoftuar se projekti i tij më i fundit do publikohet sot në orën 19:30. Ai ka treguar se kënga është një dedikim dhe në momentin e parë që e lexoi tekstin, Maestro shprehet se kishte shumë të përbashkëta me historinë e tij dhe të Aidës. Armaldo tregon se tekstin e ka shkruar Alban Kondi dhe produksioni është i Shpëtim Saraçit.

Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike dhe unë nuk jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë.

Përsa i përket projekteve të tij muzikore në të ardhmen, Maestro shprehet se orientimi i muzikës së tij do jetë mes këtij profili të këngës që do publikojë sot dhe mes folkut popullor. Do ketë një këngë të re në shtator, por do jetë për një kategori të caktuar. Më vonë pritet që ai të vijë me një baladë ose një duet.

Përsa i përket deklaratës së Bled Manes, ku para disa ditësh i ftuar po në “Wake Up”, ka thënë se Maestro fiton 15-17 mijë euro në muaj, Armaldo shprehet se në një muaj si gushti, ku ka shumë angazhime, kjo shifër është e pranueshme. Në këtë mënyrë ai ka pohuar deklaratën e Bled Manes.

Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete. Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa. E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE