Studim, tatuazhet shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse!

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studim, tatuazhet shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse!

Studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet. Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm. Në zbulimin e tyre më të ri studiuesit nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve.Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëparshmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt. Këto kimikale janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes. Studimi nga Dr.Georgina nga Kopenhaga ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë.

Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë. Ndërkaq, një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është të presin deri në verë për të bërë një tatuazh. E keqja më e madhe për të bërë një tatuazh në verë është që ju duhet ta mbani atë larg diellit.

Kjo është për shkak se rrezet UV nga dielli bëjnë që tatuazhet të zbehen jashtëzakonisht shpejt. Fatmirësisht, koha e rekomanduar për ta mbajtur atë larg diellit është vetëm 10-14 ditë. Por edhe pasi të kalojë ajo periudhë 2 javore, është thelbësore që ta bëni tatuazhin tuaj me krem kundër diellit, të vishni rroba të lirshme dhe ta pastroni plotësisht kur të ktheheni në shtëpi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE