Cardi B goditi fansin me mikrofon, reagon Egli Tako: “Të lumtë dora…”

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cardi B goditi fansin me mikrofon, reagon Egli Tako: “Të lumtë dora…”

Ditën e sotme, një video qarkulloi në rrjet në të cilën shihej reperja e njohur, Cardi B, e cila teksa po performonte në skenë, iu hodh ujë nga një fanse.

E revoltuar, reperja nuk u përmbajt aspak ndaj fanses, duke e goditur me mikrofon.

Veprimi i reperes shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, ku një pjesë e konsideroi veprimin e saj jo profesional, ndërsa disa të tjerë e mbështetën.

Lidhur me ketë ngjarje, një reagim publik ka bërë edhe Egli Tako.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan: “Totalisht kundër dhunës, por në të tilla raste? Të lumtë dora motër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE