Fluks me emigrantë e turistë në portin e Durrësit/ Sot pritet të mbërrijnë 6 tragete!

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fluks me emigrantë e turistë në portin e Durrësit/ Sot pritet të mbërrijnë 6 tragete!

Vijon fluksi i udhëtarëve nga porti detar i Durrësit.

Sot priten 6 tragete të mbërrijnë në port.

Katër prej tyre, 3 të linjës së Barit dhe 1 i Ankonës mbërritën paraditen e sotme duke sjellë në vend përmes kësaj pike kufitare 4550 udhëtarë, ndërsa dy tragete të tjera nga Bari pritet të mbërrijnë në mbrëmje për të sjellë dhe afro 3000 persona të tjerë, kryesisht emigrantë dhe turistë të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri.

Në vendkalimin kufitar të Durrësit punohet me kapacitet të plotë për të përballuar këtë fluks që do të vijojë dhe gjate muajit gusht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50550 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE