Padyshim puthjen më pasionante na e dhuroi Emily Ratajkowski me të dashurin e saj misterioz, zbuloni se kush është ai!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Padyshim puthjen më pasionante na e dhuroi Emily Ratajkowski me të dashurin e saj misterioz, zbuloni se kush është ai!

Supermodelja Emily Ratajkowski mes thashethemeve se është duke shijuar romancën me yllin hollivudian Brad Pitt, ka habitur teksa është shfaqur duke u puthur me një tjetër burrë misterioz në New York. Fotot e marra nga Daily Mail tregojnë Ratajkowskin dhe shoqëruesin e saj duke bërë një shëtitje. Pasi shkëmbyen disa puthje, dyshja hipën me motoçikletë duke shijuar një xhiro me njëri-tjetrin.

Menjëherë pasi fotot u bënë virale të gjithë shfaqën kuriozitetin për të ditur se cili ishte personi që arriti t’i rrëmbente një puthje bukuroshes. Së fundmi është zbuluar se bëhet fjalë për DJ 35-vjeçar, i quajtur Orazio Rispo. Rikujtojmë, se vetëm një muaj më parë, Ratajkowski bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë 1-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.

Ndërkaq, prej kohësh po qarkullojnë thashetheme se ylli hollivudian Brad Pitt është në një romancë me Ratajkowskin. Burime për aktorin tregojnë se çfarë mendon fitues i Oscar-it për modelen bukuroshe. Edhe pse dyshja thuhet se kanë dalë në disa takime, një person i afërt me Pitt ka treguar se aktori mendon se ajo është gruaja më “hot” në planet dhe ata shkojnë shumë mirë bashkë.

Pasi u tha se janë bashkë, Emily ka reaguar duke shprehur se: 

Unë jam beqare për herë të parë në jetën time dhe ndihem sikur po shijoj lirinë për të mos qenë super e shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE