Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Orët e paradites; vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit Ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë natës vonë të ketë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Edhe gjatë ditës së Hënë; republika e kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat Veriperëndimore të saj. Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht motin e kthjellët në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë republikën e MV. Kjo situate e motit të kthjellët do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 34 gradë C. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE