Mbi litar mes 2 kullave për 185 metra, rekordi i ri vjen nga atleti Jaan Roose!

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi litar mes 2 kullave për 185 metra, rekordi i ri vjen nga atleti Jaan Roose!

Të kalosh mbi litar duke ruajtur ekuilibrin, është sfidë më vete. Por kur litari, është lidhur nga njëra kullë në tjetrën për gjatësinë 185 metra, misioni bëhet thuajse i pamundur. Këtë mision të rrezikshëm mori përsipër ta tentojë atleti Jaan Roose, duke kaluar në pak minuta, në një ecje të jashtëzakonshme litarin mes 2 kullave ikonike në zemër të Katarit.

Kampioni botëror, me origjinë nga Estonia, e ka siguruar më herët titullin ‘mbreti i qielli’t por duket se Doha i sjell fat dhe arriti të vendosë një rekord të ri botëror. Ai u shpreh se:

Tani që ja dola të përshkoj distancën mes dy kullave ikonë të Dohas, ndihem shkëlqyeshëm. Pas një pune të tillë, pas netëve të tëra pa gjumë në përpjekje për të gjetur mënyrën dhe momentin e duhur për të realizuar këtë sfidë, më në fund ja dola. U ngjita aty, eca dhe arrita në anën tjetër, ndihem shumë mirë.

“Sparkline” është rruga mes dy kullave të famshme të Dohas, në një distancë prej 185 metrash dhe Jaan ja doli të ecë në litarin 2.5 cm të gjerë, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE