Me tre bashkëpunime këtë sezon veror, por më i suksesshmi i Don Phenom duket të jetë ai me…

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me tre bashkëpunime këtë sezon veror, por më i suksesshmi i Don Phenom duket të jetë ai me…

Don Phenom është padyshim një nga artistët me zërin dhe energjinë më të veçantë në showbiz. I rritur në Amerikë, Pheezy sjell gjithmonë projekte me një stil shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë. E kështu ka qenë dhe kënga e parë që publikoi për këtë sezon veror që në fakt është një bashkëpunim me një artist jo shumë të njohur për tregun tonë muzikor, Nasuf Tirona.

Por, reperi tregoi ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në treg, pasi vetëm pak ditë pas këtij projekti muzikor, ai publikoi një tjetër surprizë për ndjekësit e tij, ku në fakt erdhi si i ftuar në këngën e artistit David Dreshaj.

E bashkëpunimi tjetër i reperit me artisten më të re në treg, por që deri më tani çdo projekt i saji ka rezultuar të ketë shumë jehonë, ishte ‘Me def’ që u publikua vetëm 10 ditë më parë dhe ka rezultuar të jetë dueti më i suksseshëm i tij duke numëruar plot 1 milion klikime. Këtë e ka zbuluar vetë dyshja me anë të një Instastory.

I ftuar në “Lancio” ishte Don Phenom, për të folur për karrierën, bashkëpunimet, armiqësitë, por edhe jetën familjare teksa përshkroi ndjesinë e të qënit prind. Lidhur me planet e tij muzikore, ai zbuloi shumëçka ekskluzivisht për TAR.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE