Vlera e rritur e kolesterolit te gratë shtatzëna, gjithçka që duhet të dini!

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vlera e rritur e kolesterolit te gratë shtatzëna, gjithçka që duhet të dini!

Vlera e kolesterolit fillon të rritet në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe arrin kulmin në tre muajt e fundit të shtatzënisë. Kolesteroli kthehet në vlerat normale 4-5 javë pas lindjes. Kolesteroli është një substancë e domosdoshme për organizmin, shërben si materie ndërtuese për të prodhuar hormone të cilat janë jetike për ne. Por, nëse organizmi prodhon shumë kolesterol, kjo sasi e shtuar e kolesterolit mund të bëhet problem serioz për shëndetin. Nëse ne hamë ushqime të cilat kanë shumë yndyra të ngopura, atëherë organizmi prodhon shumë LDL i cili quhet edhe kolesterol “i keq” i cili shtresohet në enët e gjakut dhe i bën ato më të ngushta.

Një fakt interesant është se është normale që niveli i kolesterolit gjatë shtatzënisë të jetë më i lartë. Vlera e rritur e kolesterolit gjatë shtatzënisë është e nevojshme për të prodhuar hormonet steroide siç janë estrogjeni dhe progesteroni. Një shtatzëni nuk mund të ndodhë dhe as nuk mund të vazhdojë deri në termin nëse nuk ka sasi të mjaftueshme të estrogjenit dhe progesteronit. Po ashtu, kolesteroli është i nevojshëm edhe për zhvillimin e trurit dhe të organeve tjera të bebes.

Kolesteroli në organizmin e një shtatzëne rritet për 40-50% dhe për fat të mirë rritet edhe niveli i HDL kolesterolit i cili quhet edhe kolesteroli “i mirë”. Për më tepër statinat të cilat janë barna për uljen e kolesterolit nuk duhet të përdoren gjatë shtatzënisë, sepse shkaktojnë anomali të zhvillimit tek bebja.

Është vërtetuar se vlera e shtuar e kolesterolit ndikon shumë në zhvillimin e trurit të bebes. Qumështi i gjirit ka shumë kolesterol. Është vërtetuar se bebet të cilat ushqehen me gji do të jenë më pak të rrezikuara që të kenë sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut kur të rriten. Mënyra më e mirë për të mbajtur vlerat e duhura të kolesterolit është që gratë shtatzëna të hanë shëndetshëm pra fruta, perime dhe fibra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE