U shkëput për pak ditë nga rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj tregon se si ndihet!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U shkëput për pak ditë nga rrjetet sociale, Beatrix Ramosaj tregon se si ndihet!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.

Për pak ditë Beatrix u shkëput nga rrjetet sociale, duke mos qenë më aktive me postime dhe ditën e sotme bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku ka treguar se kjo shkëputje e vogël i ka bërë të ndjehet më mirë.

U ndjeva mirë të shkëputesha për pak kohë

 

Së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbizit shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një body të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE