I ka thënë ‘JO’ smeraldëve, perlave dhe diamanteve, gazetarja kundër zgjedhjeve të Kate Middleton!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I ka thënë ‘JO’ smeraldëve, perlave dhe diamanteve, gazetarja kundër zgjedhjeve të Kate Middleton!

Kate Middleton është e njohur për veshjet e saj përrallore, për kutinë e saj të bizhuterive, e cila përmban disa bizhuteri personale dhe pjesë të tjera të trashëguara nga Mbretëresha Elizabeth ose vjehrra e saj Diana Spencer. Kate përzgjedh bizhuteri dhe aksesorë me kosto të ulët edhe në raste zyrtare, siç ndodhi në BAFTA 2019, ku u shfaq me një palë vathë në formë lulesh maxi, të cilët shpejt u shitën me shpejtësi në të gjithë botën.

Së fundmi, gazetarja Suzy Menkes, një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, ish-redaktorja e Vogue dhe reporterja e vjetër e Herald Tribune, në podcastin e saj “Creative Conversations” bëri një koment që nuk u pëlqeu fansave të Princeshës së Uellsit. Gazetarja deklaroi se Kate vendos bizhuteri shumë të lira dhe i nxjerr nga kutia ato të vërtetat, vetëm nëse është e detyruar.

“Princesha është paksa e zhgënjyer kur bëhet fjalë për diamantet”-shtoi Menkes, duke tërhequr zemërimin jo vetëm të admiruesve të Kate Middleton, por edhe të kolegëve gazetarë. Menkes e kritikoi Kate që nuk shfaqi më shpesh koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të smeraldëve, perlave dhe diamanteve.

Kate Middleton e di mirë se veshjet e saj kopjohen madje edhe nga një princeshë tjetër. Delphine, vajza e mbretit Albert II të Belgjikës, u fotografua me një fustan blu të hapur me mëngë të gjata, muajin e kaluar, që i ngjan shumë një fustani të veshur nga Princesha e Uellsit. Ai fustan ishte krijuar posaçërisht për të, nga Andrew Gn, një stilist me origjinë nga Singapori dhe u stilua me material prej sateni dhe kopsa të mëdha të vendosura në xhepa dhe në pjesën e përparme të fustanit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE