Ndërron jetë aktori Angus Cloud, cili ishte shkaku i ndarjes nga jeta së aktorit

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë aktori Angus Cloud, cili ishte shkaku i ndarjes nga jeta së aktorit

Aktori i mirënjohur nga seriali ‘Euphoria’ Angus Cloud ka ndërruar jetë disa orë më parë duke lënë të gjithë familjarët, miqtë dhe mbështetësit e tij në hidhërim.

Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndarjes nga jeta të aktorit. Megjithatë, miq të afërt kanë deklaruar se Cloud kishte disa kohë që po përballej me depresionin dhe probleme të shëndetit mëndor që prej ndarjes nga jeta të babait të tij disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, policia raporton se në orën 3:30, mamaja e aktorit ka telefonuar duke raportuar një overdozë të mundshme të Angus, duke thënë se nuk ka puls.

Teksa shkaku i vërtetë nuk është i ditur, policia ka nisur investigimin.

Ndërkohë, familja e të ndjerit ka bërë një shkrim në rrjete sociale duke lajmëruar të gjithë botën për ngjarjen e trishtë, duke u shprehur se “ngushëllohen me idenë së është pranë babait të tij.”

“Me zemrën më të rëndë na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot. Si artist, mik, vëlla dhe bir, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra.”- ishte rrëfimi pikëllues i familjes së aktorit për mediat e huaja.

“Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe luftoi intensivisht me këtë humbje. I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babain e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë. Angus u tregua i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe ne shpresojmë se vdekja e tij mund të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë të vetëm në heshtje.”- vazhduan ata.

“Shpresojmë që bota ta kujtojë atë për humorin, të qeshurën dhe dashurinë e tij për të gjithë. Kërkojmë privatësi në këtë kohë, ndërsa jemi ende duke e përpunuar këtë humbje shkatërruese.”- përfundoi rrëfimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE