“Sa herë që shfaqet e luftoj…”/Aktorja e njohur Suzanne Somers rrëfehet për betejën me kancerin!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sa herë që shfaqet e luftoj…”/Aktorja e njohur Suzanne Somers rrëfehet për betejën me kancerin!

Aktorja e njohur Suzanne Somers ka folur për rikthimin e kancerit pasi bashkëshorti i saj 87-vjeçar Alan Hamel dha lajmin. Ylli 76-vjeçar i “Three’s Company” u shpreh me anë të një deklarate se: “Unë jetoj me kancerin që nga të 20-at. Dhe sa herë që shfaqet ai i mallkuar, unë vazhdoj ta luftoj”,-tha aktorja, karriera e së cilës mori hov kur luajti në filmin amerikan “Graffiti”. “Bëj çmos që kjo sëmundje tinëzare të mos më kontrollojë”, tha ajo në deklaratën e saj. Megjithatë nuk është specifikuar se çfarë lloj kanceri ka përjetuar Suzanne kohët e fundit.

Ajo shtoi se Hameli dhe fëmijët e saj kanë qenë pranë saj:

Kanceri im është një sëmundje që preku gjithë familjen time dhe sapo më goditi mua në të 20-at, unë dhe Alan u afruam edhe më shumë dhe çdo moment i çdo dite ishte i çmuar. Ne nuk kemi kaluar as një ditë të ndarë për më shumë se 42 vjet. Kjo është avantazhi i madh i kancerit tim. Familja ime ka qenë mbështetëse e pabesueshme në çdo hap të rrugës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50168 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE