Pse Luizi nuk do jetë pjesë e koncertit të Noizy-t?! Këngëtari zbulon çfarë ka ndodhur…

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse Luizi nuk do jetë pjesë e koncertit të Noizy-t?! Këngëtari zbulon çfarë ka ndodhur…

Luiz Ejlli është padyshim një nga këngëtarët më të lakuar në media, pasi çdo lëvizje e tij bënë zhurmë. Së fundmi është përfolur që raporti që ka me Noizy-n është krisur, pasi ai nuk është në koncertin që reperi do të mbajë në datën 4 gusht në qytetin e Tiranës. Luizi para pak orësh ka postuar në InstaStory një video ku shpreh arsyen përse nuk do të jetë pjesë e koncertit.

Po lexoja lajme që shkruanin pse nuk jam unë te koncerti i Noizy-t… Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam axhendën shumë të zënë, si unë dhe shumë kolegë të tjerë që nuk janë pjesë. I uroj me shpirt Noizy-t dhe të gjithë artistëve që janë aty, që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, sa më shumë audiencë, të shkëlqejë siç di ai. Do shihemi me Noizy-n dhe me të gjithë, këtu do jemi… Unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport…

Kujtojmë se Luizi dhe Noizy janë takuar dhe kanë performuar së bashku pas daljes së tij nga Big Brother Vip. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ai ka shprehur dëshirën që do të bëjë një bashkëpunim me reperin Noizy, por mesa duke ky bashkëpunim akoma nuk është realizuar nga dyshja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio) 

Së fundmi, Luizi ka publikuar këngën e tij “Dedikim” që ia kushtoi Kiarës, bashkëshortes së tij, një projekt që u prit mjaft mirë nga publiku. Ai ka lamëruar në një InstaStory për këngën e tij të radhës e cila do i dedikohet nënës së tij. Luizin e njohim si këngëtar, por së shpejti do ta shohim dhe si aktor kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” një projekt që e ka organizuar Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE