U kapën duke transportuar 3 shtetas afganë kundrejt pagesës, arrestohen dy persona në Vlorë!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kapën duke transportuar 3 shtetas afganë kundrejt pagesës, arrestohen dy persona në Vlorë!

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi po transportonin tre shtetas afganë në automjet kundrejt pagesës.

Policia bën me dije se, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. M. dhe shtetasi M. S. po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE