Vijojnë kontrollet, bllokohen 6 mjete lundruese në Shëngjin e Kavajë; gjobiten pronarët

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vijojnë kontrollet, bllokohen 6 mjete lundruese në Shëngjin e Kavajë; gjobiten pronarët

Gjashtë mjete lundruese janë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, pasi kryenin aktivitet në kundërshtim me rregullat.

Katër Jet Ski janë bllokuar pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion, ndërsa drejtuesit u gjobitën me 10 000 lekë, njofton policia.

Ndërsa një skaf dhe një gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE