Upss! Ofendoi Triksën, ndjekësit i përmendin motrën Albano Bogdos, ka qenë në këtë reality show!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Ofendoi Triksën, ndjekësit i përmendin motrën Albano Bogdos, ka qenë në këtë reality show!

Aktori i humorit, Albano Bogdo, bëri një koment dy ditë më parë në emisionin e tij mbi këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Ai përmendi vëllain e kësaj të fundit Alban Ramosajn, duke iu drejtuar konkretisht me fjalët: “A e dini kush është Alban Ramosaj?! Është ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother!”

Kaq mjaftoi që të kishte një shpërthim të ashpër mediatik jo vetëm nga familja Ramosaj, por nga personazhe publike të botës së televizionit e jo vetëm.

Reagim ka patur edhe tezja e të rinjve, Albërije Hadërgjonaj e cila ka dënuar fjalët e Bogdos duke thënë se nuk i ulin dot nipin dhe mbesën e saj.

Mirëpo kanë qenë vetë shqiptarët ata të cilët i kanë përmendur së fundmi Bogdos të motrën Klaudian, e cila si duket në vitin 2017 ka qenë pjesë e formatit Big Brother.

Ajo ka qëndruar si konkurrente për disa muaj brenda në shtëpi por duket se aktori e kishte harruar si fakt.

Shumë persona kanë kërkuar për marrje masash nga autoritetet ndaj emisionit të tij ndërsa një pjesë tjetër ka kërkuar mbylljen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50319 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE