Armaldo Kllogjeri bëhet nostalgjik, ja dedikimi i ëmbël për bashkëshorten e tij!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armaldo Kllogjeri bëhet nostalgjik, ja dedikimi i ëmbël për bashkëshorten e tij!

Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e këtij sezoni të BBV më të suksesshëm dhe që arriti të fitonte shumë fansa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një artist, tepër karizmatik dhe me një humor të veçantë, Armaldo bëri shumë zhurmë gjatë edhe pas qëndrimit të tij në BBV.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armaldo Kllogjeri (@armaldo.kllogjeri) 

Një njeri shumë i veçantë në jetën e tij është bashkëshortja me të cilën ndan dy vajza. Një lidhje dashurie shumë e bukur mes të dyve, artisti nuk i ka ndalur dedikimet romantike për të. Më së fundmi, ai ka postuar një video të vjetër në Instagram teksa këndon pranë saj, dhe i bën dedikimin e veçantë në mbishkrim.

Unë jam ndjerë njeriu më me fat në botë kur të kam njohur ty. Ndonjëherë telefoni na kujton disa momente kur jemi larg familjes sepse na merr rrjedha e punës, e impenjimeve dhe këtë më bëri mua sot. Më kujtoi sa me fat jam që të kam në krahë dhe më suporton në çdo moment.

Postimi ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive, teksa me siguri Armaldo ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm, pasi duhet t’i shprehim gjithnjë dashuri personave të veçantë në jetën tonë dhe mos t’i lëmë angazhimet e përditshmërisë të na mbajnë larg familjes dhe miqve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE