Bora Zemani, Ledri Vula, Einxhel Shkira dhe shumë vip-a të tjerë… Cili fenomen i bashkon?!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani, Ledri Vula, Einxhel Shkira dhe shumë vip-a të tjerë… Cili fenomen i bashkon?!

Gjithmonë është konsideruar sikur raportet më të ngushta prind-fëmijë, janë pikërisht ato mama-bir dhe baba-vajzë. Edhe pse shkenca nuk ka nxjerrë rezultate konkrete që konfirmojnë këto lidhje të veçanta, ajo as nuk e ka mohuar diçka të tillë.

Gjithnjë thuhet se pika e dobët e mamave janë djemte, teksa pika e dobët e baballarëve janë vajzat dhe kjo hipotezë qarkullon shumë edhe në vendin tonë. Ne kemi marrë në shqyrtim disa nga vip-at e showbiz-it shqiptar dhe duket se vërtet ka një lidhje të jashtëzakonshme prind-fëmijë (duke mos hedhur poshtë që nënat i duan po aq shumë vajzat dhe baballarët po aq shumë djemtë e tyre padiskutim).

Ledri Vula duket se ka një lidhje të jashtëzakonshme me vajzën e tij Poem, teksa ai poston shpeshherë foto me vogëlushen, qoftë në llogarinë e tij në Instagram apo edhe në faqen e saj zyrtare të menaxhuar nga Ledri e Sara.

Bes Kallaku është një tjetër baba i dhënë pas vogëlushes Ajka, teksa në shumë foto e video të shpërndara në rrjete sociale, ata duket se janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Një tjetër baba i përkushtuar ndaj vajzës së tij është Alban Skënderaj, që duket se e ka pikë të dobët vogëlushen Ameli.

Një lidhje po aq e veçantë qëndron edhe mes nënave e djemve, teksa Dojna Mema është shumë e dhënë pas djalit të saj Nolan Sol, me të cilin ka një lidhje të mrekullueshme.

Einxhel Shkira, një tjetër nënë e dashur shijon kohën e çmuar me të birin Trev, me të cilin ndan postime në rrjete sociale, edhe pse ende nuk e ka shfaqur fytyrën e vogëlushit.

E fundit në këtë listë, është Bora Zemani një nënë e dhënë pas Arborit, me të cilin kalon shumë kohë, teksa i biri ka shkuar edhe në xhirimet e emisionit Për’puthen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE