Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit? Mbërrijnë dy luftanije të marinës turke (FOTO)

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit? Mbërrijnë dy luftanije të marinës turke (FOTO)

Dy luftanije të marinës turke kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Anijet “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli GaziHasan Pasa” do të jenë pjesë e një stërvitjeje ushtarake.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, “Anija “TCG Bayraktar”, është pjesë e dy prej anijeve amfibe zbarkuese të klasit “Bayraktar” të marinës turke të ndërtuara në vitin 2017 nga kantieri i Anadollit, për të përmbushur kërkesat operacionale të Komandës së Forcave Detare Turke.

Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit? Mbërrijnë

“Luftanijet e klasit ‘Bayraktar’ janë të destinuara kryesisht për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve, ndërsa misionet e tyre dytësore përfshijnë ndihmën humanitare, ndihmën ndaj fatkeqësive, si dhe ndihmën e transportin për qëllime mjekësore. Kjo anije është 139 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë. Ndërkohë ‘TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa’ është një nga katër anijet e klasit Rhein: Elbe, Donau, Isar dhe Ruhr të cilat iu transferuan marinës turke në vitet 1980.

‘TCG Cezayirli Gazi Hasan Pa?a’ ka një gjatësi prej. 98 metra dhe gjerësi rreth 12 metra. Aktualisht këto anije luftarake përdoren kryesisht për qëllime stërvitore të Akademisë Detare Turke, por edhe në shërbim të Forcave Detare Turke. ‘TCG Bayraktar’ dhe ‘TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa’ vizitojnë vendin tonë për një qëndrim gjashtëditor, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët në det të hapur në funksion t? programeve stërvitore të Akademisë Detare Turke”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE