Për ata që janë prekur më shumë se një herë nga “koma ushqimore”…

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ata që janë prekur më shumë se një herë nga “koma ushqimore”…

Pasi keni konsumuar një vakt, me siguri ju ka ndodhur të ndiheni të këputur dhe keni dëshirë për të fjetur. “Si një dietologe, kam dëgjuar njerëz që e thonë këtë shpesh gjatë karrierës sime, kështu që mendoj se është mjaft e zakonshme që njerëzit të kenë përgjigje,”-tha Julie Stefanski, një zëdhënëse për Akademinë e të ushqyerit dhe dietologjisë. Ndjenja e lodhjes pas drekës, ose pas vakteve në përgjithësi, njihet si përgjumje pas ngrënies ose, në gjuhën shkencore, ‘koma ushqimore’.

Kur bëhet fjalë për arsyen pse ndiheni tepër të lodhur pasi keni ngrënë, një shkak është konsumimi i vakteve që janë të rënda për sa i përket sasisë ose cilësisë. Disa njerëz vijojnë të konsumojnë ushqim edhe pasi janë ngopur, apo moskonsumimi i të gjitha vakteve ndikon që njerëzit të hanë më shumë se sa duhet në sasi. Nga ana tjetër, përbërja e disa ushqimeve mund të kontribuojë në lodhje.

Yndyrnat janë lëndët ushqyese më të vështira për t’u tretur, sepse molekulat e tyre janë shumë më të mëdha se ato të proteinave ose karbohidrateve. Nëse keni ngrënë një vakt të pasur me yndyrë të tilla si ushqime të skuqura ose pica kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur. Vaktet e pasura me sheqer të shtuar, me karbohidrate të rafinuara ose shumë të përpunuara mund të kenë të njëjtin efekt për shkak të mënyrës se si trupi i tret këto artikuj. Ashtu si ushqimet me shumë sheqer, pijet me sheqer gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE