Balla thirrje grave dhe vajzave të denoncojnë dhunën: Telefonata te Policia e Shtetit, hapi i duhur jetik

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Balla thirrje grave dhe vajzave të denoncojnë dhunën: Telefonata te Policia e Shtetit, hapi i duhur jetik

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla duket se do t’i kushtojë një vëmendje të shtuar rasteve të dhunës në familje në vend.

Taulant Balla është zotuar së fundmi se do të bëjë çmos që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese të ngrihet në nivelin e pritshmërive të një vendi europian.

Balla bën thirrje që çdo grua apo vajzë që këtej e tutje të kenë bindjen që denoncimet e tyre nuk do të bien në vesh të shurdhët.

“Një qasje e re pro-aktive në luftën me këtë fenomen të huaj për kohën, vendin dhe Europën ku jetojmë do të jetë prioritet absolut në punën tonë të përditshme për qytetarët dhe me qytetarët,” shprehet ministri i Brendshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49570 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE