Fansat të zhgënjyer nga Rita Ora, i kërkojnë kthimin e parave të albumit për këtë arsye

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fansat të zhgënjyer nga Rita Ora, i kërkojnë kthimin e parave të albumit për këtë arsye

Fansat e Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të firmosura të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 29 euro.

Fansat kanë vërejtur dallime midis shkrimit të dorës të skalitur në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vet Rita në eventin e dhënies së albumit me nënshkrim.

Një nga fansat mësohet se mori një e-mail nga dyqani i diskografisë përmes së cilës ata blenë albumin, “Banquet Records”.

“Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka publikuar një video të saj duke i bërë ato,” shkruan kompania në e-mail.

Fansat në rrjetet sociale pohojnë se ende nuk e kanë parë videon.

Kujtojmë se më 14 korrik, Rita në një event në Mbretërinë e Bashkuar ka nënshkruar kopje të albumit të saj “You & I” për fansat e zjarrtë, dhe më pas ka vizituar pesë qytete brenda një dite, duke përfshirë Liverpoolin.

Këngëtarja nuk është përgjigjur ende publikisht për këtë çështje të pretenduar. Albumi “You & I” është i treti në karrierën e këngëtares, pas “Phoenix” në vitin 2016 dhe “ORA” në vitin 2012.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE