“Kam frikë nga mallkimet e njerëzve?!” Fansi i Kristit: Më vjen keq që nuk dole fitues!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam frikë nga mallkimet e njerëzve?!” Fansi i Kristit: Më vjen keq që nuk dole fitues!

Krist Dragoti është një nga personazhet më të dashur për publikun. Ai së fundmi ka qenë pjesë e jurisë së She’s on top një rubrikë e emisionit “E Diell” që transmetohet çdo të diel në Top Channel. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një InstaStory të një mesazhi nga një fans që i ka shkruar:

Përshëndetje vëlla, ndjesë që nuk të ndjek por kam frikë nga mallkimet dhe sharjet e njerëzve. Më vjen keq që nuk doli një fitues një person me kulturë si ty!

Mesa duket ai këtë InstaStory e ka hedhur që të thumbojë Luizin, duke pyetur dhe fansat e tij në një ask që a kanë ndonjë mendim për këtë mesazh që ai ka marrë nga ndjekësi i tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Kujtojmë se Luizi dhe Kristi kanë qenë dy finalistë të Big Brother Vip që luftuan kokë më kokë për çmimin e madh, ku fitues u shpall Luizi. Mesa duket Kristi i ka hapur luftë fituesit të BBV dhe këtë ai e ka bërë me dije në natën finale të She’s on top, ku ka thënë:

Një mesazh për ish-kolegun tim, që fantazitë që ka për mua në mes të natës ose mbas orës 12 t’i mbajë sekret.

Kristi dhe Luizi kanë patur debate gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që mesa duket vazhdojnë edhe jashtë. Megjithatë ne akoma nuk kemi parë një reagim nga Luiz Ejlli, për deklaratën që Kristi ka bërë para pak ditësh për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE