Akuzat ndaj Navalnyt, pritet të dënohet me 18 vjet burg!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat ndaj Navalnyt, pritet të dënohet me 18 vjet burg!

Politikani i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny tha sot se priste të dënohej me rreth 18 vjet të tjera burg.

“Do të jetë një dënim i gjatë,” tha Navalny, 47 vjeç, në një postim në rrjetet sociale në prag të një çështjeje penale që mbështetësit e tij thonë se është sajuar, shkruan Sky News.

Ai gjithashtu bëri thirrje për rezistencë kundër “të poshtërve dhe hajdutëve”.

Navalny, i cili është kritiku më i ashpër vendas i Presidentit Putin, tashmë është duke vuajtur dënime prej 11 vjet e gjysmë për mashtrim dhe akuza të tjera që ai thotë se janë të rreme.

Lëvizja e tij politike gjithashtu është nxjerrë jashtë ligjit dhe është shpallur “ekstremiste”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE