Ndiqni këtë këshillë dhe askush nuk do e kuptojë që keni vendosur fondatinë!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndiqni këtë këshillë dhe askush nuk do e kuptojë që keni vendosur fondatinë!

Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave zgjedhin me sy se cila prej produkteve kozmetike u qëndron më mirë në lekurë. Ndonëse kjo metodë e thjeshtë funksionon për buzëkuqet apo tonet e syve, nuk mund të themi të njëjtën gjë për produktet bazë si fondatina dhe korrektorët. Gjetja e nuances së duhur është hapi më i rëndësishëm i rutinës suaj të bukurisë dhe sekreti i krijimit të një pamjeje të rregullt dhe sa më estetike.

Ndërkaq, asnjë vajzë nuk dëshiron të duket tepër e lyer. Për të arritur ekuilibrin perfekt dhe që askush të mos e vërejë se keni vënë fondatinë, ju sugjerojmë të provoni këshillën e grimit që kemi mësuar nga grimerja franceze, Violette. Ajo aplikon bazën dhe korrektorin vetëm në zonat që kanë nevojë për mbulim dhe gjithmonë e lë hundën jashtë.

Ky truk do të japë iluzionin se nuk jeni fare grimuar. Kjo ndodh sepse hunda është në qendër të fytyrës dhe aty “bie” syri i atyre që ju shikojnë. Kështu do të duket sikur nuk jeni lyer, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të keni mbuluar çdo defekt në pjesën tjetër të fytyrës, si puçrra, njolla apo skuqje. Zgjedhja e fondatinës bëhet shumë e lehtë nëse dini se cilat janë nën-tonet e lëkurës suaj. Në këtë rast lëkura ka dy elemente kryesore, nuancën në sipërfaqe dhe nën-tonin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE